Flash News

KRYESORE

Babai i Agim Dakës: Me Artan Cukun e zgjidhëm sipas Kanunit, ka video brenda xhamisë

Babai i Agim Dakës: Me Artan Cukun e zgjidhëm sipas Kanunit, ka video

Pas vrasjes së ish-drejtorit  të policisë së Vlorës, Artan Cuku, ka folur edhe babai i Agim Dakës, i cili u  vetëvra  në vitin 2005 në zyrën e komisarit.

Perlë Daka është shprehur se çështja e  familjes Daka është mbyllur mes  tyre dhe Cukut, madje sipas Kanunit. Për vrasjen e Artan Cukut policia shoqëroi në komisariat  për të marrë në pyetje Bujar dhe Flori Dakën, vëllezërit e Agim Dakës.

Pasi janë lënë të lirë babai i tyre ka qartësuar opinionin se tashmë kjo çështje është mbyllur vite më parë. Madje viktima Artan Cuku ka bërë betimin në xhami se Agim Daka është vetëvrarë. Ai ka shoqëruar këtë deklarim me një video në komisariat në të cilin është shfaqur ish-drejtori i policisë së Vlorës duke bërë betimin.

Të fundit