Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha në Pogradec: Asgjë nuk do të zgjidhet nëse në krye të vendit ke një njeri që i trajton njerëzit si qenër
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një vizitë në Pogradec ku ka takuar bizneset dhe qytetaret.
Një zonjë e papunë bashkë me të bijën iu drejtuan Bashës duke i treguar per gjendjen e veshtire ne te cilen jetojnë
Kryetari i opozitës iu përgjigj:
“Si ty, 290 mijë shqiptarë hanë një herë në ditë. Këtu në Pogradec janë afërsisht 2 mijë biznese. 5000 janë mbyllur në një vit nga taksat. 400 familje janë hequr nga ndihma ekonomike. Sapo hyn në qytet ke atë të betonit që me letra bën 12 milionë euro. Gjysma e atyre e vjedh Edi rama njësoj si tek Unaza. Zgjidhja është në dorën tënde. Me ato 12 milionë euro mund të dyfishohej pensioni për të gjithë pensionistët e Pogradecit. Mund të trefishohej ndihma ekonomike për familjet në nevojë në të gjithë qarkun e Korçës. Mund hapeshin vende pune me 300 mijë lek për 2 mijë vende pune. Në vend që të ndodhnin këto, ke një monument betoni me të cilin gjysmat i vjedh edi rama. 5 veta vjedhin të gjithë shqiptarët. Ti je në mes të katër rrugëve, vajzën pa punë, pa ndihmë ekonomike. Ju s’keni më bukë për të ngrënë. Ne mund ta ndryshojmë këtë. Që këto para të vijnë tek ju. Në vend që t’ju vihet grushti në kokë, t’ju japim të drejtën tuaj.
Asgjë nuk do të zgjidhet nëse në krye të vendin ke një njeri që i trajton njerëzit si qenër. Sepse, paratë tuaja i fut në xhepat e tij. Asgjë nuk zgjidhet nëse nuk jemi bashkë. Nëse jemi bashkë do të keni një qeveri që ju shtrin dorën!”.