Flash News

KRYESORE

BE: Barrierat tregtare i kanë kushtuar unionit miliarda euro

BE: Barrierat tregtare i kanë kushtuar unionit miliarda euro

Bashkimi Evropian ka pësuar një dëm prej miliarda eurosh për shkak të një numri rekord të barrierave tregtare. Komisioni Evropian publikoi një raport ku tregon se 425 barrierat tregtare janë imponuar nga 59 vende të ndryshme.

Vitin e kaluar, Komisioni ka arritur të eliminojë 35 barriera tregtare, të vendosura nga Kina, Japonia, India dhe Rusia.

"Proteksionizmi është qartazi në rritje", tha komisionerja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmstrom.

Sipas raportit, vitin e kaluar janë vendosur 45 barriera të reja tregtare, përfshirë tarifat mbi importet e çelikut dhe aluminit, të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara.

Përveç SHBA-së, Kina, India dhe Algjeria kanë qenë përgjegjëse për ndikimin më të madh përmes masave të reja tregtare.

Ato kanë përfshirë disa masa mbrojtëse të sigurisë në internet, të paraqitura nga Pekini, dhe një kërkesë të re të Indisë që importet e lëkurës të shoqërohen me certifikata veterinare, vuri në dukje Malmstrom. Algjeria, ndërkaq, ka ndaluar importin e gati 900 produkteve.

Të fundit