Flash News

KRYESORE

"Bisedimet Kosovë-Serbi vijojnë më 16 korrik", i dërguari i BE-së flet pas takimit Hoti-Vuçiç: Dialogu u rikthye në binarë

"Bisedimet Kosovë-Serbi vijojnë më 16 korrik", i

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, në një reagim të tij pas takimit virtual mes Hotit dhe Vuçiç- me ndërmjetësimin e BE- ka deklaruar se dialogu mes dy vendeve është rikthyer në binarë.

Sipas Lajçak, palët kanë rënë dakord për agjendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.

“Sapo përfunduam takimin virtual me presidentin Vucic dhe kryeministrit Hoti. Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë dhe po vijon pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne ramë dakord për elementët bazë të procesit dhe gjithashtu për axhendën e takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët tanë për angazhimin konstruktiv”, është shprehur Lajçak.

Përfaqësuesit e BE-së kishin zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të përfunduar me një takim të përbashkët mes dy palëve.

Para fillimit të dialogut, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese.

Të fundit