Flash News

KRYESORE

“Bota i beson më shumë jetës në Mars sesa politikanëve”, Meço ironi me fjalën e  Bushatit: Statistikë optimiste për ju

“Bota i beson më shumë jetës në Mars sesa

Deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh në emisionin “Tempora” se në botë qytetarët nuk i besojnë fare politikanët.

“Në botë besohet më shumë se ka jetë në mars sesa te politikanët”, ka qënë deklarata e Bushatit.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi moderatorja Meço thekoi një raport të publikuar nga revista “Monitor” që citonte se politikanët shqiptarë iu refrohen vetëm 0.7% statistikave.

Biseda në studio:

Sonila Meço: Po lexoja në përdorimin e statistikave në Shqipëri ishin studentët me 30 e ca përqind dhe në vendin e fundit ishin politikanët me 0.7% në përdorimin e statistikave dhe shifrave.

Ervin Bushati: Ky është perceptim.

Sonila Meço: Është perceptim.

Ervin Bushati: Të  jap një statistikë tjetër. Në botë besohet tek politikanët vetëm 7%, 8% e qytetarëve të botës besojnë që ka jetë në mars. Tani vazhdo.

Sonila Meço: Shumë statistikë optimiste për ju.

Dritan Shano: Çfarë është fakt që ka jetë apo që nuk ka jetë në mars?

Ervin Bushati: Në botë njerëzit më shumë besojnë tek jeta në mars sesa tek politikanët.

Të fundit