Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bota po përballet me krizën më të madhe ushqimore nga Lufta e II Botërore

Në Berlin po zhvillohet Java e Gjelbër, pikërisht në kohën e krizës më të madhe ushqimore në botë, e ashpërsuar pas fillimit të luftës në Ukrainë. Ekspertët e politika paraqesin një gjendje dramatike.
Në panairin më të madh ushqimor në botë, Javën e Gjelbër në Berlin kanë ardhur për prezantim 1400 ekspozues nga 60 vende. Kudo aroma dhe gatime, mijëra njerëz shëtisin duke u përtypur. Por ka edhe një anë tjetër të këtij panairi. Në sallën e konferencavë u mblodhën në fundjavë 2000 përfaqësues nga e gjithë bota, ekonomia, shkenca, shoqëria civile dhe politika, 64 ministra bujqësie me ftesë të Ministrit gjerman të Bujqësisë në konferencën "Global Forum for Food and Agricultur"e (GFFA) për të diskutuar mbi të kundërtën e asaj që shikon në hollet e mëdha të panairit - urinë në botë.
Dy milliardë njerëz nuk ushqehen mjaftueshëm
"Të transformohen sistemet e ushqimit, një përgjigje ndaj multikrizave" -ishte tema e konferencës. "Krizat ndikojnë e forcojnë njëra-tjetrën", konstaton ministri gjerman i Bujqësisë Cem Özdemir (Të Gjelbrit). Lufta përshpejton spiralen në rënie, që është në rrotullim të shpejtë edhe si pasojë e krizës së klimës dhe shuarjes së llojeve. "Dy miliardë njerëz në planetin tonë nuk kanë qasje të mjaftueshme, qasje të sigurtë në vazhdimësi tek ushqimi."
Numri i njerëzve të uritur në botë është rritur në tre vitet e fundit nga 150 milionë në 823 milionë. Gjysma e tyre jeton në Azi dhe Afrikë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 282 milionë njerëz nuk janë të ushqyer sa duhet. Objektivi i OKB-së që t'i japë fund urisë në botë për shumicën e këtyre njerëzve deri në vitin 2023 duket shumë larg që të arrihet. Pa sukses kanë qenë edhe përpjekjet e deritanishme për mosprekjen e sistemeve globale të ushqimit nga krizat. Komisarja për Bujqësinë e Unionit Afrikan, Josefa Sacko thotë se 38 vende në kontinentin afrikan janë të varura nga importet e ushqimit. "Që para pandemisë COVID-19 ne kishim probleme me konfliktet, terrorizmin, me ndryshimin e klimës", thotë Sacko. "Kjo pengonte çdo progres në lidhje me ushqimin e popullatës sonë. Por pastaj erdhën pandemia dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës."
"Dy ciklonë me përmbytje sidomos në jug të vendit e prekën shumë Malauin në vitin 2022 thotë Samuel Dalitso Kawale, ministër për Bujqësinë i Malauit, një vend shumë i varur nga ndihma e huaj. "Tokat tona nuk janë të mira", por në të ardhmen sipas ministrit, për shkak të ndikimit të ndryshimit klimës do të prodhohet gjithnjë e më pak në vend."
Më pak tokë në dispozicion, më shumë njerëz të urritur
Edhe ministri agrar i Bangladeshit, Abdur Razzaque raporton për probleme jo vetëm me përmbytjen, thatësirën por edhe për kriposjen e tokave. 60% e tokës nuk është më pjellore, thotë ai, edhe për shkak të mbjelljes intensive. Në një kohë që ne duhej të dyfishonim prodhimin që të ushqejmë popullsinë në Bangladesh. "Jemi para sfidave të mëdha", konkludon Razzaque.
Gjendja e krizës në të cilën ndodhet bota nuk do të ndryshojë kaq shpejt, thotë Jason Clay nga organizata World Wildlife Fund (WWF), që trajton pasojat e prodhimit global të ushqimit. Madje pritet edhe keqësime. "Veç kësaj, nëse shohim parashikimet, deri në 1,5 miliardë vetë do të bëhen refugjatë për shkak të ndryshimit të klimës."
Para të shpenzuara gabimisht
800 miliardë dollarë japin qeveritë në botë për të subvencionuar ekonominë bujqësore. Subvencionet janë gjëja e duhur dhe të rëndësishme thotë zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Jürgen Vögele. Por 80% e fondeve shprenzohen gabimisht për plehra kimikë, pesticide dhe farëra, që vijnë nga koncernët ndërkombëtare. "Subvencionet nuk përdoren për luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ngritjen e një ekonomie bujqësore të fortë ndaj krizave."
Edhe ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir e pranon se në të shkuarën janë bërë gabime. Për shembull eksporti i produkteve bujqësore në Afrikë. "Ne jemi krenarë për ekonominë e fortë bujqësore europiane. Por tek e vërteta bën pjesë edhe kontriibuti ynë që në pjesë të afrikës tregjet vendase si ai për pularinë, qumështin nuk kanë më shanse, sepse perspektivat ekonomike janë shkatërruar.
Kush e ka seriozisht me sigurinë e ushqimit duhet të forcojë tregjet vendase në Afrikë dhe të mbështesë vetëfurnizimin. Ndoshta në të ardhmen qëllimi duhet të jetë të ndërtohen rezerva drithërash në vend që të dërgohen thasë me drithëra, u shpreh Özdemir në konferencë në Berlin.
Gjermania dhe BE duhet të jenë më prezentë në Afrikë në të ardhmen, tha Özdemir. "Ne nuk duhet t'ua lëmë fushën shteteve autoritare, që janë aty aktive dhe përmes investimeve të tyre krijojnë varësi të reja." Özdemir nënshkroi në Berlin edhe një Marrëveshje Partneriteti Bujqësor me Unionin Afrikan, në të cilën Gjermania do të ofrojë ndihma për ndryshimin ekologjik të ekonomisë bujqësore dhe tranformimin e sistemeve ushqimore./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38