All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Evropa në bllokim para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, masat që kanë marrë shtetet

Evropa në bllokim para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, masat që
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Një sërë vendesh evropiane kanë ashpërsuar masat anti-Covid para festave të fundvitit. Danimarka njoftoi së fundmi se nga nesër, do të jetë në bllokim të pjesshëm. Nga 7 dhjetori, në Danimarkë janë mbyllur shkollat, baret, restorantet, mjediset sportive dhe qendrat kulturore në qytetet më të mëdha.  

Edhe Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat.

All - Paragraf - 3

Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të infektuarve ka arritur në nivele rekord.

Franca ka lehtësuar disa masa por megjithatë shumë kufizime do të mbesin në fuqi.

Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe janë ndër vendet që kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve gjatë pandemisë.

Të fundit