Flash News

KRYESORE

Bregu: Mbi 5 milionë njerëz janë larguar nga Ballkani Perëndimor

Bregu: Mbi 5 milionë njerëz janë larguar nga Ballkani

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ngriti shqetësimin se në Ballkanin Perëndimor demografia po ndryshon, duke qenë se nga rajoni janë larguar mbi pesë milionë shtetas.

“Këto shifra mund të jenë edhe më të larta duke pasur parasysh që 35 për qind e të rinjve në rajon janë të papunë ndërkaq 62 për qind duan të shkojnë dhe të punojnë jashtë vendit”, tha Bregu në Zagreb, duke cituar të dhënat nga Barometri Ballkanik për vitin 2019.

Ajo mori pjesë në takimin mbi sfidat dhe përgjegjësitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, të organizuar në kuadër të Kongresit vjetor të Partive Popullore Evropiane (EPP).

Sa i përket tendencave të fundit për më shuam bashkëpunim në rajon, ajo tha se kjo ka kuptim vetëm nëse përfundimi është integrimi në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të lidhur tregjet dhe njerëzit, për të lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në të gjithë rajonin, për të përmirësuar sistemin tonë arsimor për të përmbushur nevojat e tregut të punës, fuqizimin e grave e të tjera”, deklaroi Bregu.

Problem për rajonin e Ballkanit Perëndimor është largimi i të rinjve, të cilët janë të pakënaqur me jetën dhe shkojnë drejt Evropës Perëndimore në kërkim të një jetë më të mirë.

Të fundit