Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Burg për grupin ‘Bajri, ‘arrest shtëpie’ për infermieren ‘mikeshë’; Avokati: Gjykata zbaton dy standarde
Gjykata ka lënë në fuqi masat ‘arrest me burg’ për të arrestuarit si të dyshuar që janë pjesë e grupit të strukturuar kriminal ‘Bajri’, ndërsa për infermieren Jorida Murati vendosi ta lirojë, duke vendosur masën ‘arrest shtëpie’.
Gjatë hetimeve në vijim të operacionit 'Oaz' ka rezultuar se në prill të 2018 infermierja ka mbajtur kontakte në lidhjen midis grupit kriminal me Behar Brajoviq, që e takonte rregullisht në Holandë kur ishte në paraburgim dhe informonte grupin në Shqipëri.
Ndërkohë, Behar Brajoviq (Bajri), Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Asmer Bilali, Ismet Idrizi, Sirjan Alija do të vijojnë të qëndrojnë në burg.
Kurse mjekët Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj nga arrest shtëpie, hetimet për ta do të vijojnë në masën ‘detyrim paraqitje’.
Nga ana tjetër, avokati i Bajrave, Arbër Hoxha e ka cilësuar procesin ndaj të akuzuarve që ai mbron si një flluskë sapuni.
“Është e gjitha një flluskë sapuni dhe gjykata për Krimet e Rënda e di po aq mirë që do të plasë në momentin e parë që çështja do gjykohet në themel. Jo vetëm që nuk janë akuza të reja por janë shkaqet për të cilat është dhënë vendimi i masës së sigurimit në shtator të 2018, e pasi u shua kjo u nxor masa e re për ta zgjatur afatin e hetimeve dhe që të dyshuarit të qëndrojnë në burg. Arresti me burg e ka humbur efektin për shkak të kalimit të afatit 14 mujor, të vënë nga gjykata. Kjo tregon se kjo gjykatë zbaton dy standarde”, u shpreh avokati i Bajrave.