Flash News

KRYESORE

Ç'mund të arrijë 5-shja e Opozitës? Konferenca e shtypit e aleatëve të Bashës, e SHPJEGUAR

Ç'mund të arrijë 5-shja e Opozitës? Konferenca e

Pesë aleatë të Lulzim Bashës, Agron Duka, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët për shtyp. Megjithëse verbi ka qenë i njëjtë, tërheqje e Ramës, qeveri kalimtare, zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, shtyrje të zgjedhjeve vendore etj., taktika ka qenë e reja e kësaj daljeje publike të aleatëve opozitarë.

Si pjesë e taktikës mund të konsiderohet edhe mungesa e Shpëtim Idrizit në konferencë, i cili në zgjedhjet e shkuara ka qenë në krahun tjetër.

Me të shkuarën, apo ç'ka ndodhur në të, mund të shpjegohet edhe konferenca e sotme e pesëshes së minorëve opozitarë. Kanë qenë të njëjtët personazhe që i kanë bërë thirrje Ramës për një tryeze të përbashkët në çastin e fundit kur u duk se vendi po shkonte drejt zgjedhjeve njëpartiake dhe kolapsit të sistemit. Pasditen e 16 majit, kur partitë e vogla u mblodhën në kryesinë e Kuvendit, Rama i snoboi, që nga Elbasani ku po zhvillonte takimin përmbyllës të fushatës për këtë qark. Disa orë më vonë, kur kryeqytetin e kishte mbuluar errësira, eskorta e zhurmshme e kryeministrit u shfaq para ish-Komitetit Qendror dhe Rama u fut në sallën ku qenë mbledhur krerët e opozitës.

Ata që e kishin organizuar tryezën u 'përzunë' kur Rama kërkoi një takim 'kokë më kokë' me shefin e demokratëve, Basha. Takimi zgjati orë të gjata dhe pjesa tjetër është histori.

Aleatët e vegjël janë duke shërbyer, edhe një herë, si urë komunikimi dhe shpëtimi për dy liderët e partive të mëdha, por kësaj radhe ata kanë një mësim më shumë në xhep: precedentin e 2017. Kjo do të thotë se Mediu, Duka, Ndoka, Dule dhe Shehi nuk do largohen më nga tryeza e bisedimeve dhe, gjithashtu, nuk do të nënshkruajnë një pakt që nuk parashikon ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Përveç garancive personale dhe të siglave që përfaqësojnë, krerët e partive të vogla të opozitës shërbejnë edhe si siguresë publike për dyshen Rama-Basha të cilët edhe nëse nuk e vuajnë, i ndjek kompleksi i marrëveshjes së 17 majit. Ramën si mosrespektues dhe Bashën si humbës.

Marrëveshja e re nuk mund të quhet dhe as mund të jetë më Rama-Basha, por mazhorancë-opozitë.

Aleatët e Bashës, të cilët rrezikojnë zhdukjen në rast se nuk futen në zgjedhje, bëhen kështu 'kingmakers' në procesin e pajtimit politik dhe formulimin e një pakete koherente që e riformaton sistemin duke e shpëtuar nga kapja e radhës, pavarësisht se kush është në krye, Rama apo Basha.

Politiko.al

Të fundit