Flash News

KRYESORE

COVID-19 “pajton” Ilir Metën me Sokol Ballën: Presidenti shfaqet në “Real Story”

COVID-19 “pajton” Ilir Metën me Sokol Ballën: Presidenti

Koronavirusi, me gjithë dramën sociale dhe ekonomike që po shkakton në Shqipëri, si në të gjithë botën, ka pasur një efekt pozitiv. Kjo luftë, ka bërë bashkë “armiqtë” e politikës.

Presidenti Ilir Meta, pjesë e spirales së krizës politike që nisi një vit më parë, pas luftës frontale me mazhorancën, tashmë ka ulur armët dhe ka bërë “paqe” me Ramën dhe gjithë qeverinë (dorën nuk i`a ka dhënë Ramës ende sepse nuk e lejojnë masat kundër Covid-19).

Por jo vetëm kaq, Presidenti ka bërë “paqe” edhe me median. Mbrëmjen e të mërkurës, papritmas, Ilir Meta u shfaq në ekranin e News 24, pikërisht, në programin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla.

Me këtë të fundit, Meta pati jo pak përplasje në distancë gjatë vitit të kaluar, aq sa në një nga konferencat e shtypit i përmendi dhe familjen gazetarit të mirënjohur.

Nga ai moment, gazetari Sokol Balla i bëri ftesë publike Kreut të Shtetit duke e ftuar në program, por Meta nuk shkoi. Gjithsesi, tashmë duket se gjithçka është lënë pas, e në këtë “luftë”, armiku nuk është më njëri-tjetri, por i përbashkëti, ai i padukshmi, COVID-19!

Të fundit