Flash News

KRYESORE

COVID-19/ SHBA miraton paketën prej 2 trilion dollarësh. Më e madhja në historinë e Amerikës

COVID-19/ SHBA miraton paketën prej 2 trilion dollarësh. Më e

Dhoma e Përfaqësuesve, pas miratimit që i bëri Senati, ka kaluar paketën historike prej 2 trilion dollarësh fond që të do të shkojë për përballimin e situatës nga koronavirusi në SHBA.

Mes debateve të shumta, anëtarët e Kongresit miratuam paketën, e cila parashikon ndihmë financiare për shtresat në nevojë në SHBA, individët që kanë humbur punën, bizneset etj.

Projektligji tashmë shkon në tryezën e Donald Trump për t`u firmosur dhe nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, me qëllim që të bëhet efektiv.

Kjo është paketa më e madhe e ndihmës emergjente në historinë e SHBA. Ajo synon një injeksion të madh financiar në ekonominë amerikane, me qëllim që të ndihmohen punëtorët, bizneset e vogla dhe industritë që po përballen me krizën.

Të fundit