Flash News

KRYESORE

Kryeministri holandez i pari nga BE që deklaron se Shqipëria ka probleme me ndarjen e pushteteve

Mes debatesh deri në mesnatë ka përfunduar takimi i parë i samitit në Bruksel mes liderëve të BE-së. Shkak i debateve është bërë integrimi i dy vendeve ballkanike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shkruan politico.

Megjithatë, takimi i parë u mbyll pa një marrëveshje për të dyja vendet aspirante.

Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi me forcë zgjerimin, ndryshe nga Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, të cilët ishin në favor.

Nga ana tjetër, kryeministri holandez Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm që do të lejonte nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut ndërsa detyronte Shqipërinë të presë, por në fund udhëheqësit nuk ranë dakord që të bëhet një ndarje mes dy vendeve.

“Shqipëria ka bërë shumë progres. I kemi të qarta përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke përmendur përpjekjet për të përmirësuar sundimin e ligjit në të dy vendet, por shtoi se Shqipëria ka një rrugë pak më të gjatë për të bërë”, u shpreh Rutte.

Diskutimi mbi zgjerimin e BE erdhi në fund të ditës së parë të samitit të liderëve të Këshillit Evropian, në të cilin BE arriti një marrëveshje, për tërheqjen e U.K nga blloku.

Të fundit