Flash News

KRYESORE

Dëmtim ose humbje patente? Ndryshon procedura e rinovimit nga 16 shtatori

Dëmtim ose humbje patente? Ndryshon procedura e rinovimit nga 16 shtatori

Ndryshon procedura e rinovimit të patentës në rast dëmtimi apo nëse ju humbet.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se nga 16 shtatori kjo procedurë do të vijë më e lehtësuar për qytetarët.

“ Përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara! Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!

Tjetër lehtësi për qytetarët, se u shkonte sa frëngut pula kur u humbte a dëmtohej patenta! Tani jo vetëm do aplikojnë më thjesht - s’vjen më 3 herë: depoziton 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat - tërheqja dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka plane udhëtimi - ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr dublikatin (Tirana brenda 30 min!)! Edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në 1 herë, për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt (Tirana prodhimi brenda 30 min)), sqaron drejtoria.

Të fundit