Flash News

KRYESORE

Denoncimi i PD prish planet e Pjetrit. Katër deputetë të PS gati t'a dekretonin në postin e kryebashkiakut

Denoncimi i PD prish planet e Pjetrit. Katër deputetë të PS gati

Denoncimi i Partisë Demokratike, se Valdrin Pjetri rezulton i dënuar me 18 muaj burg në Firence ne Itali për trafik droge ka prishur planet e Partise Socialiste ne kete qytet. Stafi i tij në Shkodër ka qene në përgatitjet e fundit për konstituimin si kryebashkiak dhe po ashtu edhe te keshilltareve te ri te dale nga "30 qershori".

Ceremonia do të organizohej paraditen e 21 gushtit me pjesëmarrjen e katër deputetëve të qarkut: Senida Mesi, Ditmir Bushati, Paulin Sterkaj dhe Luan Harusha. Mandatimi i tij do të organizohej në Prefekturën e qytetit dhe pas orës 16:00, ai do të shkonte në ambientet e bashkisë se bashku me simpatizantët e tij per te dhene nje deklarate per mediat, siç veproi Rakip Suli.

Tani është radha e Prokurorisë së Përgjithshme, konkretisht e Sektorit te Dekriminalizimit, që do të konfirmojë ose mohojë nëse Pjetri ka gënjyer apo ka thene te verteten në formularin e vetëdeklarimit. Nëse vërtetohen akuzat, në Shkodër do të ripërsëriten zgjedhjet, ndërsa Pjetri do të ndiqet penalisht.

Të fundit