Flash News

KRYESORE

Denoncimi i PD, Ram Geci në krah të Edi Ramës: Unë oligark? Titull është, inshallah e marr

Denoncimi i PD, Ram Geci në krah të Edi Ramës: Unë oligark?

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të sekuestrojë të gjitha pasuritë e biznesmenëve që kanë përfituar para publike nëpërmjet tenderave dhe koncesioneve korruptive të dhëna nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, ditën e sotme, kryeministri Rama dhe biznesmeni Ram Geci kanë shkëmbyer batuta pikërisht për këtë program të PD-së, që zotohet se do e zbatojë sapo të vijë në pushtet.

“Na dole edhe t’i oligark i madh”, iu drejtua Rama Gecit gjatë inspektimit në kantierin e Unazës së Madhe, segment rrugor që po ndërtohet nga kompania e biznesmenit. “Titull është, inshallah e marr”, u përgjigj Geci.

Të dyja palët folën edhe për shpronësimet në këtë zonë, ndërsa ministri i Transportit, Damian Gjuknuri, pranoi se prishja e banesave në gjurmën e rrugës shkakton kosto sociale, por siç u shpreh vet ai, “këto një herë bëhen në Tiranë”.

Të fundit