Flash News

KRYESORE

Deputeti i Kuvendit zbardh prapaskenat: Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve u shkarkua se s'pranoi shantazhin nga PS

Deputeti i Kuvendit zbardh prapaskenat: Drejtori i Përgjithshëm i

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka zbardhur prapaskenat e shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro, dy ditë më parë.

Në një deklaratë për mediat, Maliqi thotë se shkarkimi i tij lidhet me shantazhet që ka patur që administrata e drejtuar prej tij, të shkojë në votimet e 30 qershorit.

“Shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve ka të bëjë me mosmbajtjen e premtimeve ku administrata e tatimeve e biznesit të vogël e të madh e shantazhoi për të shkuar në votime, por të jeni të sigurt që nuk shkuan. Po kapen të gjitha institucionet dhe vendi poo kalon drejt diktaturës. Populli duhet të reagojë sot”, paralajmëron deputeti.

Duro u emërua në këtë post me rëndësi tre muaj më parë, më 27 mars të këtij viti, pasi zëvendësoi pas lirimit nga detyra Vasilika Vjeron.

Të fundit