Flash News

KRYESORE

Dialogu Kosovë-Serbi, BE cakton datën e ndërmjetësimit, para takimit palët video-samit me Merkel e Macron  

Dialogu Kosovë-Serbi, BE cakton datën e ndërmjetësimit, para

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik.

Ka qenë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ai i cili ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në raundin e ri të bisedimeve.

Ndërkohë, para takimit, ditën e premte palët do të zhvillojnë një video samit me Merkel e Macron me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve, kanë bërë të ditur nga Zyra e presidentit francez.

Mbajtja e këtij samiti dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Washington më 27 qershor.

Ky takim u shty sepse në 24 qershor, Zyra e Prokurorit Special, me seli në Hagë dërgoi një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,  akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitetin.

Të fundit