Flash News

KRYESORE

Diplomati Nesho: Kryesimi i OSBE-së një sfidë, liderët po personalizojnë politikën e jashtme

Diplomati Nesho: Kryesimi i OSBE-së një sfidë, liderët po

Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB Agim Nesho e shikon si mjaft pozitiv faktin që Shqipëria mori kryesinë e radhës së OSBE-së.

Për “Zërin e Amerikës” ai tha se përveç pozitivitetit që Shqipëria mund të luajë një rol, ka sfida që vijnë nga disa arsye.

“Së pari është personalizimi nga liderët që janë në pushtet të politikës së jashtme. Kjo është një sfidë sepse nuk funksionojnë në mënyrë organike institucionet që merren me politikën e jashtme, por influencohen nga vendimmarrja e liderit, i cili është në pushtet.

Kjo është sfida kryesore. Së dyti është se çfarë duhet të tregojë Shqipëria sepse ekzistojnë probleme të tilla si kapja e shtetit, korrupsioni i thellë si dhe ajo që është evidentuar nga shtypi ndërkombëtar, siç është ekzistenca e një narko shteti. Të gjitha këto kërkojnë një sforco të jashtëzakonshme për të pasur kryesimin e një organizate si OSBE-ja.”, u shpreh ai.

Të fundit