Flash News

KRYESORE

Diskutimi/ Erion Kristo: Rama nuk heq dorë nga lëkura e tij. Zheji: E ka nga overdoza

Diskutimi/ Erion Kristo: Rama nuk heq dorë nga lëkura e tij. Zheji: E

Në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News po diskutohet tema: “Kjo nuk është Shqipëria që duam”.

Teksa po diskutohet lidhur me sjelljen e Rames me studentët, pedagogu Erion Kriso u shpreh se kryeministri nuk ‘heq dot dorë nga lëkura e vet’

“Që Rama ka  filluar konsultimet me shumë personazhe dhe deri me studentët kjo është e dukshme. Çështja është që ai nuk heq dot dorë nga lëkura e vet. Pra është ajo shprehja, ujku qimen e ndërron por zakonin e se harron. Sa herë është në debat, Rama nuk e loz dot rolin e personit që ka shkuar për të dëgjuar. Rama ka një lloj kompleksi pedagogjik në vetvete. Është një shprehje, pushteti të korrupton dhe pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute. Komunikimi i tij nuk është joshës. Nuk ngjall besim. Ai nxorri përjashta”, pohoi ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe moderatori Zheji, i cili ishte paksa më i ashpër me kryeministrin. “Overdoza e pranisë në ekran. Ai nuk kontrollon dot veten sa herë del në ekran ditë dhe në javë”, sqaroi Zheji.

https://www.youtube.com/watch?v=3IYNwaVJic4

Të fundit