Ditari i Maxhorancës

Rama e emëroi te 'Financat', Ervin Mete u denoncua muaj më parë: Strehoi drejtoreshat e Ahmetajt kur drejtonte AMF-në

Rama e emëroi te 'Financat', Ervin Mete u denoncua muaj më

Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat e rinj për kabinetin e ri qeveritar.

Ministër i Financave dhe Ekonomisë do të jetë Ervin Mete, i cili zëvendësoi në këtë post Delina Ibrahimajn.

Ervin Mete nuk është një emër i palakuar më herët.

Në periudhën 2013-2017 ka qenë numri dy i Ministrisë së Ekonomisë, kur ajo drejtohej nga Arben Ahmetaj.

Ai ka qenë nën shënjestër të opozitës dhe për këtë kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një artikull investigativ që zbërthente lidhjet e pushtetit me aferat korruptive. 

Berisha theksonte se drejtoreshat që ka patur Arben Ahmetaj, (aktualisht i shpallur në kërkim), në institucionet që ka drejtuar, janë e punësuar te Agjencia Mbikëqyrjes Financiare, ku drejtor ka qenë Ervin Mete. 

Alda Klosi, të cilës i zhvati sanitarja mbi 500 mijë euro, rezultonte pikërisht e punësuar te AMF. 

Një tjetër ish-drejtoreshë e Ahmetajt e punësuar nga Ervin Mete ishte edhe Mimoza Kaçi.

Rama e emëroi te 'Financat', Ervin Mete u denoncua muaj më

 

 

 

 

 

 

Të fundit