Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Rama i gjunjëzohet Melonit dhe e surprizon për ditëlindje

Video/ Rama i gjunjëzohet Melonit dhe e surprizon për ditëlindje

Kryemonistri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Abu Dhabi në kuadër të një forumi ndërkombëtar mbi sigurinë energjitike.

Rama mori edhe kësaj here vëmendjen e mediave ndërkombëtare me surprizën që i bëri kyeministres italiane Giorgia Meloni me rastin e ditëlindjes së saj të 48-të.

Rama surpzriozon Melonin dhe i dhuron një shall gri të zbukuruar me portrete të personaliteteve shqiptarë të shekullit të kaluar.

Në videon e mëposhtme, Rama shihet teksa e pret Melonin në pavijonet e Qendrës Kombëtare të Ekspozitave në Abu Dhabi dhe teksa ajo mbërrin i drejtohet “Madhëria juaj” dhe i këndon një version të improvizuar të këngës “Tanti Auguri”.

Ai kërkoi nga të pranishmit t’i bashkoheshin, por pa shumë sukses pasi e lanë të vijonte me cirkun e tij.

Në një moment gazmor, Rama vijoi me batuta: “Unë kam një zë si një gomar shqiptar.”

Meloni, e kapur në befasi, vendosi shallin mbi kokë në stilin arab, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Gjatë bisedës, Rama vijoi komentet për marrëdhënien e tyre të ngushtë politike dhe personale, duke shtuar me ironi: “Musk një rival për mua? Të tjerët vijnë dhe shkojnë, unë qëndroj.”

Meloni iu përgjigj me një buzëqeshje dhe një koment të shkurtër: “Çfarë personazhi!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Të fundit