Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli i Dukës: Forcat opozitare të bëhen bashkë për zgjedhjet vendore, të mos përsërisim gabimet e së shkuarës

Apeli i Dukës: Forcat opozitare të bëhen bashkë për

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është pro bashkimit të partive opozitare për zgjedhjet vendore në prag të mbajtjes së tyre.

“Përtej pakënaqësive midis palëve brenda PD-së, është jetike për vendin që ky ngërç të tejkalohet sa më parë në forcën kryesore të opozitës, sepse ndërkohë që ne nuk kemi nisur ende organizimin, Partia Socialiste e ka nisur fushatën”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Më tej thekson se përsëritja e gabimeve të së shkuarës do të ishte edhe më fatale për opozitën.

“Qytetarët më shumë se kurrë, kanë nevojë të përfaqësohen nëpërmjet opozitës në institucionet e pushtetit vendor, sepse është e qartë për të gjithë që kjo mazhorancë nuk ka asgjë për të ofruar dhe vetëm çorganizimi ynë, lejon qëndrimin e saj në pushtet!”-thotë Duka.

Ai inkurajon të gjitha forcat opozitare të organizohen një orë e më parë, për të gjetur pikat e bashkëpunimit, duke i dhënë fund “monopolit antidemkratik të mazhorancës aktuale moniste”.

Të fundit