Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha për median greke: Jam kundër marrëveshjes me Melonin, Rama dhe përgjegjësit e tjerë do përballen me ligjin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një intervistë me median greke "enikos.gr", ku ka diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, marrëdhëniet me Turqinë, mbrojtjen e pronave të grekëve në Himarë dhe qëndrimin e tij ndaj qeverisë aktuale.
Berisha ka theksuar se, pas fitores së PD-së, marrëdhëniet me Turqinë do të jenë normale dhe miqësore, por nuk do të kenë karakterin e marrëdhënieve të ngushta që pati kryeministri Edi Rama me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ai shtoi se, pas fitores së PD-së, marrëdhëniet me fqinjët e Shqipërisë, përfshirë Greqinë, do të jenë të hapura dhe miqësore.
Sa i përket të drejtave të grekëve dhe pronave në Himarë, Berisha ka shprehur angazhimin për t'i mbrojtur ato, duke siguruar që asnjë qeveri shqiptare në të ardhmen nuk do të mund të prekë pronat e minoritetit grek.
Ai po ashtu theksoi se nuk ka pasur ankesa për konfiskimin e pronave gjatë qeverisjes së tij dhe premtoi që do të anulojë ligjin e investimeve strategjike, i cili sipas tij ka lejuar grabitjen e tokave.
INTERVISTA E PLOTË:
E keni quajtur Ramën narkodiktator. A keni ndërmend ta burgosni kur të vini në pushtet?
Sali Berisha: Dëmi që ka pësuar Shqipëria në vitet e narkodiktaturës është i jashtëzakonshëm. Dhe, unë nuk mund të them se përgjegjësit kryesorë, ndër të cilët është Rama, nuk do përballen me ligjin. Nuk është ndërmendja ime kjo. Por, pasojat e narkodiktaturës qenë të këtilla, saqë shumë vështirë të mendohet se do mund t’i shpëtojnë ligjit ata që vendosën narkodiktaturën në Shqipëri.
Narkodiktatura, thotë Samuel Huntington, është më e keqe se të gjitha diktaturat tjera, se diktatura komuniste, se diktatura naziste, se diktatura teokratike dhe se grushtet-shtetet ushtarake. Nuk besoj se, nuk mund të mendohet se nuk do të veprojë ligji për ata të cilët kanë vendosur diktaturat.
Rama mban marrëdhënie miqësore me Erdoganin. A do ta mbani këtë miqësi dhe bashkëpunim të ngushtë me Turqinë?
Sali Berisha: Turqia është një aleat, një partner i Shqipërisë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë nuk mund të jenë kurrë në dëm të një pale të tretë. Përkundrazi, Shqipëria do të ruajë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e vet, me Greqinë, me vende tjera, por natyrisht marrëdhënie me Turqinë do jenë marrëdhënie normale. Nuk mund të them se do të kenë karakterin e atyre marrëdhënieve që pati Rama-Erdogan, sepse nuk jam unë për ato lloj marrëdhëniesh. Jam për marrëdhënie normal, miqësore, dhe kjo është.
Cilat janë hapat e para që do të ndërmerrni për të forcuar lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë?
Sali Berisha: Mendoj se, lidhjet midis Greqisë dhe Shqipërisë në tërësi kanë zhvillimet e tyre pozitive, por problemet e krijuara këto vite janë probleme të cilat në një farë mënyre i ngadalësuan këto marrëdhënie, por edhe i dëmtuan.
Unë mendoj se, zgjidhja e Marrëveshjes së detit, rikthimi dhe vendosja e kësaj marrëveshje për zgjidhje është një nga objektivat e mia. Nuk mund të imagjinohet në një vend demokratik që t’i merret mandati cilitdo për përkatësinë e tij etnike. Çdo shtetas shqiptar, me Kushtetutë, ka të drejtë dhe do ketë të drejtë të marrë çdo funksion që i besojnë qytetarët shqiptarë me votën e tyre të lirë. Dhe kjo, besoj se është përgjigja më e drejtë ndaj aktit antikushtetues, antidemokratik të marrjes së mandateve, siç ndodhi me rastin Beleri.
Çfarë do të bëni ju me pronat e grekëve në Himarë dhe të drejtat e minoritetit grek në përgjithësi?
Sali Berisha: Të drejtat me pronat e cilitdo qytetar të Himarës dhe të Shqipërisë, parimi së pari, qeveria nuk mund t’i prekë ato. Unë kam qeverisur 8 vite, dhe nuk ka patur asnjë ankesë për marrjen qoftë edhe 1m2 tokë. Asnjë ankesë, sepse ka qenë jashtë çdo lloj imagjinate. Akti i parë që do të bëj, do të anuloj ligjin e investimeve strategjike, ligj me të cilin qeveria grabit tokat e cilitdo.
Së dyti, do të bëj gjithçka të pajisen, në njësi kohe sa më të shpejtë, me të gjithë dokumentacionin e rregullt, zotërit e vërtetë të tokave. Qofshin ata grekë, qofshin shqiptarë, rumunë, çfarëdo që të jenë. Qëllimi ndaj pronës është një dhe vetëm një: respekti i të drejtës së pronës dhe pronarit.
Edi Rama ka votuar një ligj, i cili de facto, potencialisht e bën tokën në të gjithë bregun shqiptar të konfiskueshme për motive mafioze.
Ju keni marrë Chris LaCivita menaxherin kryesor të fushatës së Donald Trump në skuadrën tuaj të fushatës. A e keni dhe mbështetjen e Presidentit Trump?
Sali Berisha: Unë nuk mund të them këtë. Kam mbështetje totale dhe të plotë të Chris LaCivita që bashkdrejtoi fushatën më të suksesshme të kohërave. Është kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, por nuk është i kontraktuar në emër të Presidentit Trump. Për shumë arsye, Partia Demokratike e Shqipërisë mbështeti Partinë Republikane Amerikane në zgjedhje, dhe në këtë aspekt ajo është një aleat shumë i çmuar i yni.
Çfarë do të bëni me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe me pakicën shqiptare në këtë vend fqinj?
Sali Berisha: Ne jemi për marrëdhënie shumë të mira me fqinjët. Probleme nuk është se nuk janë krijuar këto kohë. Mendoj se, ne nuk do të pajtohemi me një regres të të drejtave të shqiptarëve në këtë republikë. Shpresoj që, dialogu, besoj gjithmonë tek dialogu, tek fryma konstruktive. Me dialog është plotësisht e mundshme të zgjidhim çdo problem që kemi.
Sa i takon bashkëpunimit me Italinë për emigracionin dhe për problemin e emigrantëve, marrëveshjes Rama-Meloni?
Sali Berisha: Ne, kemi qenë kundër kësaj marrëveshjeje. Natyrisht, e sanksionuar nga Gjykata Kushtetuese, ne do respektojmë këtë marrëveshje në afatin e vet 5-vjeçar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38