Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë mesazhi do të sjellë nesër nga SHBA LaCivita? Zhulali: Kemi marrë mbështetje ndërkombëtare

Çfarë mesazhi do të sjellë nesër nga SHBA LaCivita?

Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës, Ilda Zhulali deklaroi se nesër në hapjen e fushatës zgjedhore të PD, LaCivita do të marrë pjesë, sikurse e ka konfirmuar më herët dhe kreu i PD, Sali Berisha.

E ftuar në News 24, Zhulali tha se “ne e kemi marrë LaCivita për të drejtuar fushatën, por ne i flasim qytetarëve përmes shqetësimit të tyre.

“Ne i flasim qytetarëve për programin, kurse Rama flet përmes Bloomberg. Nesër pritet që Berisha të shpalosë programin e PD, të paraqesë ekipin e tij, njerëz me integritet që kanë marrë përsipër. Kemi marrë mbështetje ndërkombëtare”, tha Zhulali.

Të fundit