Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e madhe e 11 korrikut, Boçi: Është rruga e bashkimit me të gjithë forcat opozitare

Protesta e madhe e 11 korrikut, Boçi: Është rruga e bashkimit
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi foli për mediat pas mbledhjen e Kryesisë sot në selinë blu.

Ai tregoi vendimet që u morën, teksa u ndal te protesta kombëtare në 11 korrik si dhe te lirimi i kryedemokratit Sali Berisha. 

“Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha.

Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika

Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare”, tha Boçi.

Të fundit