Flash News

DITARI POLITIK

Mblidhet komisioni/ PD: Reforma Territoriale e 2014-ës ishte e dështuar. Dhimitri: Uli pjesmarrjen e qytetarëve në vendimarrje

Mblidhet komisioni/ PD: Reforma Territoriale e 2014-ës ishte e

Komisioni për Reformën Territoriale është mbledhur ditën e sotme për të zhvilluar një seancë dëgjimore me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Bashkëkryetarja për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi ritheksoi qëndrimin e Partisë Demokratikse se reforma e vitit 2014 ishte e dështuar.

“Fakti që i kthehemi Reformës Territoriale është se ajo reformë e realizuar në 2014, ishte jo efikase. Me këtë pyetje duhet ta nisim punën në këtë komision, cilat janë problematikat, pse ka dështuar reforma, pse nuk u arrit ajo që pritej? Cilat janë anët e mira të reformës që mund të ruhet nga reforma e kaluar”, u shpreh ndër të tjera Çupi.

Në të njëjtën linjë me këtë të fundit u shpreh edhe Albana Dhimitri, Drejtore Ekzekutive në Institutin e Politikave Publike dhe Private. Dhimitri tha se reforma e vitit 2014 uli pjesmarrjen e qytetarëve në vendimarrje.

“Ana negative ishte ulja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje, pra kishte pjesë të popullatës që për shkak të largësisë me njësinë administrative bashkisë, nuk kishin mundësi fizike për të qenë pjesëmarrës në mbledhjet e zhvilluara apo elementëve të tjerë të përditshmërisë.

Ndjesia e të zgjedhurit direkte pra, është ndjesi e humbur. Debati mund të jetë nëse përpara 2014 ishte apo jo efikase zgjedhja direkte, jo! Por të paktën përceptimi se po zgjidheshe, ishte në ndjesinë e komunitetit dhe të zgjedhurit. Barra fiskale e njësive administrative mbetet tek pushteti qendror, duke ulur nivelin e përgjegjësisë fiskale të qeverisjes lokale”, u shpreh Dhimitri.

 

 

 

Të fundit