Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alban Daci
Kam bërë beteja të jashtëzakonshme që Konsullata e Milanos të ketë dinjitetin e merituar dhe të kthehet në shërbim të qytetarëve dhe në standardet e kohës. Kam luftuar shumë që persona që s’kanë lidhje me cilësitë e një punonjësit të shërbimit diplomatik të mos vazhdojnë të qëndrojnë aty, të marrin rrogën apo edhe të bëjnë abuzime, sekserlliqe duke u pasuruar në dëm të emigrantëve që jetojnë jashtë, të cilët përtej sfidave e problemeve që duhet të përballen me jetën prej emigranti, duhet të përballen me burokracinë, pazaret dhe marifetet e punonjësve të Konsullatës dhe të sekserëve që e rrethojnë atë çdo ditë.
Kam bërë beteja që shërbimet në këtë Konsullatë të ishin në standardet e duhura dhe të mos më mungonte shërbimi tualet, kam luftuar që maskarenjtë e emëruar me partishmëri, nepotizëm apo kundrejt parave për vendin e punës të mos qasen e të mos punojnë nën logon e Republikës së Shqipërisë. Kam luftuar që në Shërbimin Diplomatik të respektohet vetëm kriteri i meritokracisë, sepse vetëm kështu kemi një diplomaci dinjitoze dhe profesionale. Vazhdimisht këto ditë bëhen aktivitet e konferenca për një “Diplomaci Ekonomike” dhe këto i bën Ditmir Bushati, të cilin prej kohësh kam vendosur të mos e thërras më as Ministër, por në emër e mbiemër.
Sa qesharake dhe sa për të ardhur keq është katandisur shërbimi diplomatik shqiptar. Madje, është më e ndershme të bëjmë pyetje se: a ka Shqipëria sot një “Shërbim Diplomatik”? Politika, si Majtas dhe Djathtas, nuk është e interesuar të bëjë qasje në lidhje me Shërbimin Diplomatik dhe çështjet që lidhen me ngritjen dhe funksionimin e tij, sepse të dyja palët e kanë përdorur për interesa personale dhe vazhdojnë ta përdorin. Madje, mund të themi, se duket sikur ka një marrëveshje të përbashkët mes palëve, për ta cilësuar e konsideruar pronë privatë dhe për të velur bashkërisht të mirat dhe interesat që rrjedhin në këtë sektor. Po çfarë ndodh me Shërbimin Diplomatik? Shërbimi Diplomatik shqiptar, duke u konsideruar në Shqipëri një sektor i largët që operon jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë- edhe pse sipas të Drejtës Ndërkombëtare në fuqi çdo territor ku ndodhet konsullata dhe ambasadat shqiptare, janë territore të Republikës së Shqipërisë- janë qendër të vëmendjes e për këtë arsye politika që ka pushtuar Shtetin dhe institucion të tij, mund të bëj çfarë të dojë. Në sektorin e Shërbimit Diplomatik ka problematika të mëdha, të cilat kohët e fundit kanë ardhur në qendër të vëmendjes edhe në Shqipëri, falë zhvillimit të portaleve, facebook e të tjerë, që janë përdorur si mjete komunikimi dhe denoncimi nga emigrantët. Nëse nuk do të kishim këto forma zhvillimi të komunikimit, Shërbimi Diplomatik, do të vazhdonte të konsiderohej si diçka e huaj, e largët dhe një harem i përkryer për njerëzit e pushtetit, të afërmit e tyre apo edhe për rastet e përfitimeve të paligjshme duke përdorur logon e Republikës së Shqipërisë mbi kurrizin e taksapaguesve shqiptarë.
Kush janë problemet që ka Shërbimi Diplomatik shqiptar dhe cila është optika që pushteti dhe politika ka për të? Po ja nisim nga kjo e fundit. Pushteti dhe politika nuk është interesuar aspak për rezultatet, kriteret e Shërbimit Diplomatik, por e ka përdorur atë si mundësi punësimi për të familjarët e tyre, të afërmit e tyre, nuk mungojnë favorizimet për punësime e ndoshta edhe kundrejt parave. Kjo është historia e Shërbimit Diplomatik në këto 27 vite tranzicioni dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot. Mungon totalisht transparenca e po ashtu mungon totalisht edhe koncepti i meritokracisë në rekrutim dhe në rritjen në detyrë. Ka plot emra që emërimet e tyre janë bërë se kanë lidhje familjare me pushtetit, se janë militantë, për mirënjohje interesash, detyrime të ndryshme ose edhe për thjeshtë militancë partiake.
Ndër vite ndoshta shembulli më i keq ka qenë dhe vazhdon të jetë Konsullata e Milanos, të cilët jo rrallë herë e kam trajtuar. Po marr shkas për ta ritrajtuar përsëri nga një shkrim që lexova sot tek portali ww.politiko.al me titull: “Abuzimet në MPJ/Katapultimi i çuditshëm i emigrantes. Ndërroi tre pozicione në katër muaj nga sekretare në Konsulle të Përgjithshme në Milano”. Së pari, çështja e këtij trajtimi që po bëj nuk ka asgjë personale me Konsullen e Përgjithshme në Milano, të cilën as nuk e njoh e as nuk kam asgjë personale me të. Madje, nëse e meriton të jetë aty ku është i uroj punë të mbarë e tu shërbej sa më mirë shqiptarëve. Po si është e vërteta në këtë rast? Ju e dini shumë mirë se ish Konsullja e Përgjithshme u hoq pas shumë denoncimeve të bëra nga qytetarët, por në fund edhe nga misioni investigativ “Stop”. Në atë kohë, pa kërkuar asnjë favorizim, por mbi bazën e formimit tim universitar, interesit të vazhdueshëm për shërbimin diplomatik e sidomos për Konsullatën e Milanos si dhe eksperienca të tjera profesionale, si asnjëherë më parë shpalla Kandidaturën time për Konsull i Përgjithshëm në Milano. Normalisht, nëse Shqipëria do të ishte një vend i vërtetë demokratik, do të kishte një konkurs të hapur për atë detyrë duke u nisur nga fakti se Konsulli i Përgjithshëm nuk është pozicion politik, por publik administrativ. Kërkesën time ja kam paraqitur me shkrim dhe gojarisht Ditmir Bushatit që në përgjigjen e tij ishte se: këtë herë dua të vendos një figurë që plotëson kushtet e karrierës diplomatik, do të thotë që të ketë eksperiencë minimale në Ministrinë e Jashtme, ose në Shërbimin Diplomatik. Këto kritere, për fat të keq unë nuk i kisha dhe jo për fajin tim, por edhe këto detyra në Shqipëri, nuk merren e gëzohen me meritokraci, por vetëm falë favorizimeve e lidhjeve me politikën. Unë, kam zgjedhur që karrierën time profesionale të mos e njëlloj me angazhimin politik, nuk kam qenë me administratën Berisha e Meta e për këtë arsye isha i përjashtuar nga çdo angazhim profesional me natyrë institucionale-shtetërore e nuk kam qenë dakord me administratën e dytë PS-LSI e përsëri nuk kisha shansin të merrja angazhime profesionale e institucionale, sepse në Shqipëri, politika që ka pushtuar Shtetin dhe institucionin vendos edhe për fatin profesional të qytetarëve, ku meritokracia nuk është fare në konsideratë.
I vetëdijshëm që nuk kisha eksperiencë në Ministri të Jashtme dhe në Shërbimin diplomatik edhe pse kisha kritere të tjera më të rëndësishme, vendosa t’i them Ditmir Bushatit, që nëse do të vendosësh një figurë që me të vërtetë ka karrierën diplomatike të kërkuër ose eksperiencënn e MPJ-së, do të shtrëngoj dorën, por nëse do të vendosësh dikë që s’ka këto kritere institucionale e as kritere të tjera profesionale që kam unë, bashkë do të kemi betejë. Për fatin e keq të shqiptarëve që jetojnë në Itali, por për fatin tim, Ditmir Bushati, që akoma nuk ka dhënë shpjegime vendosi dikë që s’kishte punuar asnjë ditë në MPJ dhe po ashtu pa asnjë lloj niveli në Shërbiin Diplomatik e për me tepër që ka studiuar Bioo-kimi dhe s’ka lidhje me Marrëdhëniet Ndërkombëtare e Diplomatike ashtu siç unë isha shkolluar në Genova e madje edhe me publikime dhe botime librash që lidhjen me këtë drejtim.
Ja çfarë thotë shkrimi sot i publikuar tek portali Politiko.al : “ Flagrant është rasti i konsulles së përgjithshme në Milano, Anila Pojani, e cila ka mbaruar për bio-kimi, ka punuar si kontabiliste dhe tani drejton një mision diplomatik në një nga qytetetet më të rëndësishme të Europës. Mangësitë në lidhjet adekuate me postin janë munduar të fshihen në cv-në e postuar në faqen zyrtare të Konsullatës me superlativa të lloji se ka mbaruar shkollën e mesme me të gjitha 1 0-ta . Pikant është moslidhja mes arsimit të zonjës Pojani, diplomuar në Tiranë për bio-kimi, dhe profesionit të ushtruar në Itali. Në cv-në shënohet se ka punuar si specialiste financë-kontabël. Procedurat e emërimit të Konsulles së Përgjithshme në Milano i ka gjetur në shkelje dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë kontrollit të ushtruar në Ministrinë e Jashtme! VKM nr. 816 datë 7.10,2015, Kreu VII, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidaturave për kre të Misionit Diplomatik, që nuk është Diplomate e Karrierës”.
Kjo është shkruar sot në artikullin e portalit www.politiko.al. Unë, kisha informacioni para se të bëheshin dhe të dilnin rezultatet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Madje, kam bërë disa shkrime në lidhje më këtë çështje e po ashtu i kam dërguar në atë me e-mail dhe një letër të hapur publike znj. Arta Dade, si kryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme për ta kërkuar në interpelancë Ditrmit Bushati e për t’i kërkuar shpjegime në lidhje nëse janë apo jo respektuar kriteret e parashikuar në ligj për emërimin e konsulles Pojani. Sigurish, duke qenë se znj. Arta Dade ishte e PS, në shërbim të PS, mike e Bushatit, nuk humbi as kohë për të më kthyer përgjigje dhe nuk mori as një mas nga kërkesat e bëra nga unë si qytetar dhe shtetas shqiptar. Kjo dëshmon edhe njëherë se politika ka pushtuar Shtetin e bashkë me të edhe institucionet e tij.
Dua ta ritheksoj së ky trajtim i radhës në lidhje me Konsullatës në Milano, nuk ka asgjë personale me Konsullen, por me Ditmir Bushatin dhe sistemin e krijuar prej vitesh në Shërbimin Diplomatik që vazhdon të mos ndryshojë. Unë, kërkojë që e drejta të shkojë deri në fund dhe të fitojë meritokracia, duke qenë i vetëdijshëm se jam i pafuqishëm përballë Ditmir Bushatit, por jo inferior, e ndjej detyrë qytetarë të luftojë për meritokracinë. Rasti i Milanos dhe të gjitha rastet e tjera të ngjashme ose edhe me të rënda si precedent në Shërbimin Diplomatik, nuk duhet të mbyllen me shkrimin tim, apo edhe me ato pak raste që trajtohen nga media, por duhet të shkohet deri në fund si procedura ligjore me qëllim që të në fund të fitojë meritokracia.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38