Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Rektorati i UT: Studentët t’i japin fund protestës dhe të rikthehen në auditore

Rektorati i Universitetit të Tiranës iu ka bërë thirrje studentëve që t’i japin fund protestës dhe t’i rikthehen procesit mësimor në fakultete.

Rektorati kërkon nga studentët të ulen në auditore, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve. Gjithashtu, njofton edhe zëvendësimin e orëve mësimore të humbura për shkak të protestës.

Kërkesat e rektoratit:

  1. T’ju bërë thirrje studentëve të Universitetit të Tiranës t’i rikthehen procesit mësimor, duke garantuar të drejtën e studentëve për zhvillimin normal të procesit mësimor duke respektuar nga ana tjetër edhe të drejtën e tyre për të protestuar.
  2. Të marrë masa që të garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, nëpërmjet zëvendësimit të orëve të parealizuara për shkak të protestës, duke përshtatur strukturën akademike të vitit 2018’2019.
  3. Të marrë masa dhe të urdhërojë të gjithë strukturat e Universitetit të Tiranës për shtyrje të pagesës së tarifave dhe për shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse dhe të studentëve të kategorive të veçanta.
  4. Të marr masa për ngritjen e grupit të punës me përfaqësi nga secila njësi kryesore dhe të ftoj studentët të jenë pjesë e tij në përgatitjen dhe realizimin e një plani veprimi në shërbim të përmirësimit të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës në tërësi dhe veçanërisht në çështjet që lidhen me mësimdhënien, kërkimin shkencor, administrimin dhe transparencën e të gjithë aktivitetit të institucionit.

Të fundit