Flash News

KRYESORE

DW shtron pyetjen: Do hetohet Rama pas deklaratës surprizë të Tahirit?

DW shtron pyetjen: Do hetohet Rama pas deklaratës surprizë të

Deutsche Welle i ka kushtuar një artikull seancës së Saimir Tahirit te Krimet e Rënda, me titull: “Çështja Tahiri provë e drejtësisë së reformuar”. Pasi raporton se Tahirit pretendon se është i pafajshëm, media gjermane ndalet te deklarata e tij ‘surprizë’ para organit të akuzës.

“Tahiri duket, se e ka vënë në vështirësi organin e akuzës që dha pretencën ndaj tij për 12 vjet burg, kur u ndal në domethënien e një përgjimi, që i përket vitit 2013 dhe fushatës së PS për zgjedhjet parlamentare të 2013, që sollën PS në pushtet”, shkruan DW, që citon edhe deklaratën e tij për lidershipin socialist.

“Nëse Prokuroria ka një përgjim, ku ministri i Brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, kur  kisha vetëm 1 muaj në detyrë ndërkohë dhe dy trafikantë bisedonin që ai merr 5 milionë euro apo harxhon 20 milionë euro në fushatë elektorale, nëse Prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim duhet të bënte hatanë, nuk duhet të kursente njeri pa hetuar, duhet të kishte hapur hetim pas hetimi, ç'është ky njeri, kjo parti, këta njerëz që harxhokan 20 milionë euro në një fushatë elektorale", citohet Tahiri.

Sipas DW, qytetarët e Shqipërisë presin që drejtësia e re të gjykojë politikanët e nivelit të lartë që në tre dekada kanë abuzuar me fondet publike apo me akte kriminale, duke i shpëtuar ligjeve.

Të fundit