Flash News

KRYESORE

Dy zyrtarët e tatimeve çohen në gjykim, dëm prej 200 mijë euro në buxhetin e shtetit

Dy zyrtarët e tatimeve çohen në gjykim, dëm prej 200

Hysen Hysaj dhe Agron Ramadani janë dy ish-drejtuesit kryesorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të cilët janë dërguar për gjykim me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjatë procesit të rimbursimit të tatimit mbi vlerën (TVSH) e shtuar për 4 kompani private, ata i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar që llogaritet në rreth 200 mijë euro.

Rimbursimi i TVSH-së për këto kompani është realizuar në kundërshtim me ligjin, pasi ato kanë përfituar pavarësisht se në total kishin një detyrim financiar rreth 300 mijë euro ndaj administratës doganore dhe tatimore.

Hetimet  kanë nisur nga prokuroria e Shkodrës në vitin 2016, në vijim të një konflikti të brendshëm administrativ ndërmjet të pandehurit Hysen Hysaj, drejtor rajonal i Tatimeve dhe Agron Ramadani, drejtor i Vlerësimit në atë institucion.

Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Prokuroria e Shkodrës identifikoi edhe të paktën 3 raste të tjera, në të cilat Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka rimbursuar TVSH-në në kundërshtim me ligjin.

Pjesë e këtyre veprimrimeve ka qenë edhe inspektorja tatimore Vahide Idrizi. Në fazën e parë të hetimeve paraprake, Prokuroria e Shkodrës urdhëroi ndalimin e drejtorit rajonal (në detyrë në atë kohë), Hysen Hysaj. Më tej, hetimi ndaj tij u zhvillua me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, vendosur nga Gjykata Shkodër.

Të fundit