Flash News

KRYESORE

E BUJSHME: "Ciao Reja", tekniku e mbyll me Shqipërinë

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia, aty ku Gazzetta dello Sport shkruan se Edy Reja nuk ka të ardhme në krye të Shqipërisë. Italianët sqarojnë se trajnerit i ka skaduar kontrata dhe nuk ka ende një kërkesë për rinovim.

Teknikua ka shprehur dëshirën për të vijuar në krye të kombëtares dhe i një ideje të tillë është dhe presidenti Armando Duka, por prestigjozja përtej Adriatikut e bën të sigurt largimin e Edy Rejës.

74-vjeçari mori drejtimin e Shqipërisë pas largimit të Christian Panuccit dhe ka bërë gjëra pozitive me Shqipërinë, ashtu siç ka gabuar, barazimi me Andorrën është një minus i madh për të.

Të fundit