Flash News

E-TJERA

Analisti: Basha u kthye më i dobët se kur iku

Analisti: Basha u kthye më i dobët se kur iku

Analisti Neritan Alibali mendon se ish kreu i PD, Lulzim Basha u kthye në Partinë Demokratike më i dobët se kur iku.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, analisti deklaron se  tashmë nuk diskutohet më “me apo pa Berishën”, por diskutohet “me apo pa Bashën”.

“Për hir të së vërtetës duhet të pranojmë faktin që zoti Basha është rikthyer në politikë më i dobët se sa iku nga politika. Po ta shohësh dhe përgjithësisht opinioni publik nuk e ka pritur mirë rikthimin e zotit Basha.

Megjithatë, ne shohim që edhe brenda Partisë Demokratike, edhe një pjesë e deputetëve që e kanë mbështetur zotin Basha në fillim fuqishëm, kanë kërkuar që të dy palët si zoti Basha dhe zoti Berisha të largohen nga Partia Demokratike, të bëjnë hapa mbrapa dhe t’iu lihet të rinjve,” – u shpreh analisti.

Të fundit