Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë Himarë kanë të drejtë vote 22,921 qytetarë. Opozita akuzon se qeveria, në përpjekje për të fituar zgjedhjet, ka importuar votues nga zona të tjera të Shqipërisë.
Maxhoranca socialiste nuk ka komentuar mbi akuzat. Numri i votuesve të regjistruar për zgjedhjet e së dielës është në fakt më i lartë se sa në zgjedhjet e vitit 2023. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se mes zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe atyre të këtij viti, numri i votuesve është rritur me 99 vetë.
Kjo rritje është e pazakontë duke marrë parasysh që mes zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe zgjedhjeve për pushtetin vendor të vitit të kaluar, numri i votuesve në këtë bashki nuk është rritur.
Të dhëna të tjera indirekte sugjerojnë se në fakt, tendenca natyrore është pakësimi i popullsisë dhe rrjedhimisht rënia e numrit të votuesve, për shkak se në Bashkinë Himarë, numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve.