
Flash News
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Drafti që “ndëshkon” Avokatët e Shtetit, ç’ndodh kur vlerësohen të paaftë profesionalisht
Avokatët e Shtetit të cilët vlerësohen të paaftë profesionalisht, do të shkarkohen apo do të ulen në detyrë. Është ky projektligji i ri i propozuar që synon t’i kushtojë më shumë vëmendje kategorisë së avokatëve të cilët kanë rëndësi të veçantë për shtetin.
Avokatët e Shtetit janë përgjegjës për mbrojtjen e interesave të shtetit në rastet kur kemi të bëjmë me arbitrazhe, ku Shqipëria ka humbur jopak raste që i kanë sjellë kosto të larta në buxhet.
Ndryshimet e propozuara në disa nene kanë të bëjnë me funksionimin e zyrave vendore.
“Propozimi parashikon që kompetenca e tyre tokësore të mos parashikohet në ligj por në strukturën e institucionit, duke e bërë më fleksibël edhe shpërndarjen e ngarkesës. Nga ana tjetër, parashikimi me një akt normativ si ligji, duket jokoherent nisur edhe nga fakti që vetë harta gjyqësore miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin e nxjerrë për konsultim.
Në nenin 3 ligji është ndryshuar me qëllim që të parashikohet që vlerëismi për paaftësinë profesionale, të sjellë jo vetëm shkarkimin nga detyra pore dhe uljen në detyrë të avokatit të shtetit.
Neni 4 i draftit është ai që sipas relacionit “synon të ndryshojë dhe korrigjojë nenin 26/3 të ligjit në fuqi, i cili pavarësisht se në titullin e tij parashikon uljen në detyrë, nuk e trajton atë. Nga ana tjetër, ulja në detyrë propozohet si masë disiplinore për avokatët në nivel qendror, që duhet të jepet në përputhje me shkeljen e kryer. Ndërkohë, ndryshimi i propozuar përfshin lëvizjen paralele si të drejtë të avokatit të shtetit dhe parashikon zhvillimin e një procesi konkurrimi, por diskrecionin për caktimin e rregullave të tij, ia lë Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të Avokaturës së Shtetit”.
Neni 7 i draftit të propozuar “shton një dispozitë të re e cila synon të përcaktojë rrethana për shkak të të cilave masa disiplinore individualizohet më drejtë në raport me shkeljen e kryer. Propozohet të shtohen dy lloje të reja masash disiplinore që janë: ulje në detyrë për një afat deri në gjashtë muaj dhe mbajtje deri në tridhjetë për qind e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj. Këto masa, vlerësohet se i shërbejnë realizimit të funksionit të procesit disiplinor në drejtim të individualizimit të drejtë të masës, por edhe funksionit parandalues të shkeljeve në të ardhmen”.
Të fundit



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52
Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë
9 Maj 2025, 11:42

Denoncon Spaho: Kandidati i PS në Pogradec jep 100 mijë lekë për votën
9 Maj 2025, 11:27
Mustafaj: Krenar për fushatën e denjë të PD
9 Maj 2025, 11:22
Dështon sërish konstituimi, Kosova ende pa Kuvend të ri
9 Maj 2025, 11:06





"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29

