E-TJERA

Elbasani dhe Korça i binden Ramës, dorëhiqen drejtuesit e njësive administrative

Elbasani dhe Korça i binden Ramës, dorëhiqen drejtuesit e

Drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në Bashkinë e Elbasanit kanë paraqitur dorëheqjen e tyre kolektive, pas ultimatumit të kryeministrit Rama.

Dorëheqje ka patur edhe në Bashkinë e Korçës, ku mësohet se 6 kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Këto dorëheqje janë dorëzuar pranë kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Ka drejtues edhe në Bashkinë e Kolonjës të cilë janë dorëhequr.

Dorëheqjet vijnë pas porosisë që Rama iu la drejtuesve të qarqeve të cilëve iu kërkoi të rifeskojnë stafet bashkiake.

Të fundit