Ditari i Maxhorancës

Rama porosit rifreskimin e stafeve në bashki, përjashton Tiranën

Rama porosit rifreskimin e stafeve në bashki, përjashton Tiranën

Pas shkarkimit të drejtuesve në Bashkitë Vlorë, Durrës dhe Fier, Rama ka nisur operacionin “fshesa” në qytetet e tjera.

Nga takimi me drejtuesit e Tiranës, Rama iu la porosi drejtuesve të qarqeve të nisin punën për të rifreskuar stafet e bashkive në bashkitë qendër qarku, duke përjashtuar këtu Tiranën për shkak të specifikës që ka me një kryetare të komanduar.

Sa i përket mundësisë për zgjedhjeve të parakohshme, Rama e ka lënë një opsion të hapur, por pa përcaktuar një afat kohor.

“Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh. Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër”, mësohet të ketë thënë Rama në takim.

Të fundit