E-TJERA

Gjokutaj: Kodi i ri Penal është hartuar vetëm nga 5 veta

Gjokutaj: Kodi i ri Penal është hartuar vetëm nga 5 veta

Avokati, Genc Gjokutaj deklaron se ndryshimet e propozuara në Kodin e ri Penal nuk është pasojë apo rrjedhojë e reformës në drejtësi.

Duke folur në Syri tv, Gjokutaj tha se shteti propagandon Kodin Penal se ka marrë konsultim të gjerë, por sipas tij, atë e kanë hartuar vetëm 5 veta.

Përmirësim i legjislacionit mbetet një detyrë e përhershme. Zhvillimet socialo-ekonomike diktojnë gjithmonë azhorinimin e ligjit. Daljen e figurave të reja penale. Dhe sigurisht që legjislacioni duhet t’i përgjigjen realitetit. Dhe nëse ky draft, do të ndiqte këto parime, pra azhurnimin e Kodit Penal aktualizimin e tij, me vepra të reja. Revizionimin e konceptit të dënimit por edhe të marrjes së dënimit të aplikuara, kjo do të ishte një gjë shumë pozitive.

Por çfarë konstatojnë? Më lejoni të shpjegoj shkurt se si e shoh unë daljen e këtij drafti edhe kohën në të cilën del, edhe qëllimet që ndjek. Ajo që në krye të herës duhet të themi është se ky draft nuk i përgjigjet asaj nevoje në atë masë, që paraqitet për azhurnimin e Kodit të ri Penal. Dhe për më tepër që ky Kod i ri Penal, nuk është pasojë apo rrjedhojë e reformës në drejtësi.

Sepse e para njëherë, reforma në drejtësi nuk është reformë, dhe si e tillë nuk mund të lindë një ‘Kod Adekuat’. Dhe nëse do të ishte rrjedhojë e asaj reforme po e marrim të mirëqenë. Nuk është ky momenti, në të cilin ky kod i dalë kështu, me këto tipare të plotësojë atë misionin e vetë. Ka tiparin kryesor ndryshe nga çfarë proklamohet nga propaganda e shtetit, ka një konsultim të gjerë, por ndërkohë që është hartuar vetëm nga 5 veta.

Është e pakonsultuar fare as nga organizmat special që merren për këtë punë, as nga Prokuroria e Përgjithshme, as nga Gjykata e Lartë ashtu siç janë në atë gjendje, as nga dhoma kombëtare e avokatisë.”, tha Gjokutaj.

Të fundit