E-TJERA

Ndërron jetë operatori i filmave shqiptarë, Pëllumb Kallfa

Ndërron jetë operatori i filmave shqiptarë, Pëllumb Kallfa

Operatori i filmave kronikale, dokumentare dhe artistik, Pëllumb Kallfa ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeare.

Artisti ka lindur në Tiranë më 28 gusht 1945.

Mbasi mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, Kallfa vendoset si operator në Kinostudio dhe fillon të xhirojë filma dhe dokumentare.

E filloi në vitin 1971 me “Mesh shumë mish për popullin”, duke vijuar me “Basketbollista në 10”, “Shqipëria turistike”, etj.

Kallfa ishte operator në shumë  filma shqiptarë, ndër të cilët edhe në atë të “Lulëkuqe mbi mure”.

Të fundit