Flash News

E-TJERA

Nuk mori asnjë mandat, Nard Ndoka: Basha ishte dështim në karrierën time, Rama ishte më transparent me mua

Nuk mori asnjë mandat, Nard Ndoka: Basha ishte dështim në

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka deklaron se koalicioni me kreun e PD, Lulzim Basha ishte një dështim.

I ftuar në Top Talk, Ndoka thotë se Basha u fokusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej me aleatët.

I pyetur nga gazetari, Denis Dyrnjaja, nëse “fajëson më shumë veten apo Bashën”, ai përgjigjet: “Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin.

Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin opozitën mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, ndërkohë që Basha po ecte në fushë të gabuar”.

Ndoka flet dhe për bashkëpunimet me të dyja partitë kryesore dhe midis Bashës e Ramës veçon këtë të fundit .

Rama me mua ka qenë më transparent, Basha ishte një dështim në karrierën time”, tha Ndoka.

PDK doli me një rezultat të ulët në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk nxori asnjë deputet.  

Të fundit