Flash News

E-TJERA

Nuk mori mandatin, Nard Ndoka dorëhiqet nga drejtimi i PDK-së

Nuk mori mandatin, Nard Ndoka dorëhiqet nga drejtimi i PDK-së

Nard Ndoka ka konfirmuar se nuk do të udhëheqë më Partinë Demokristiane pas shtatorit. Ndoka tregon se arsyeja kryesore e këtij vendimi ishte bashkëpunimi me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ai ishte i renditur i 8-ti në listën e PD-së në Qarkun e Shkodrës dhe arritit të merrte vetëm 228 vota preferenciale, duke mos arritur të marrë dot një mandat deputeti.

“Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri. I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës“ - është shprehur Ndoka në Top Talk.

I pyetur nëse do të pranonte marrëveshjen me PD, po të kthehej pas në kohë, përgjigjet: “Jo, nuk do ta bëja, nuk do t’i besoja, do të ishte e pafalshme“.

Nard Ndoka është i treti nga krerët e partive që japin dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pas Tom Doshit nga PSD-ja dhe Jozefina Topalli nga Lëvizja për Ndryshim.

 

Të fundit