E-TJERA

Çonte pacientët me kancer në klinikën e tij private, Gashi: Ma hiqni masën, më presin të sëmurët

Çonte pacientët me kancer në klinikën e tij private,

Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi teksa ka dalë sot para trupës së GJKKO, për t’u  njohur me masën e sigurisë  u shpreh se janë disa pacientët të cilët po presim për ndërhyrje dhe e kane të nevojshëm.

“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka thënë ai.

Prokuroria e Tiranës zbardhi disa javë më parë skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

 

Të fundit