Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Policia ka lënë të lirë kontrollorët e trafikut ajëror. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dokumentacionin për të hetuar ngjarjen. Del nga Drejtoria e Policisë, flet kontrollori: U shoqërova në orën 23.00, më sekuestruan telefonin.

E lidhur: Arrestohen tre kontrollorët/ Çfarë parashikon ligji për "shpërdorim detyre", punonjësit rrezikojnë burg.

■ Trafiku ajror ka nisur punën, si fillim fluturimet esenciale dhe më pas ato komerciale. Balluku e ka cilësuar protestën e kontrollorëve si një plan të mirëogranizuar për të "bllokuar fluturimet deri ditën e zgjedhjeve".

Pas arrestimit, qeveria zëvendëson kontrollorët protestues, turqit menaxhojnë trafikun ajror shqiptar.

E lidhur: Jo vetëm zëvendësimi i kontrollorëve, ‘rrugëdaljet’ e Ramës përmes Turqisë.

■ Greva në Rinas, Rama: Disa kontrollorë do rikthehen në punë, sot mbërrin edhe një grup nga Greqia.

■ Rama flet për lehtësim të masave anti-Covid: Gjatë muajit të Ramazanit mund t’u japim besimtarëve ‘frymëmarrje’.

■ Pritet të hapet në 18 prill, aeroporti i Kukësit do quhet ‘Aeroporti. Ndërkombëtar Zayed - Flatrat e Veriut.

Të fundit