Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Blerjet te PDIU e ndihmuan më shumë PS-në se sa ‘kafshimi i mollës së LSI’ 

■ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të nisë sot shqyrtimin e ankimimeve të PD dhe LSI për rezultatin e 25 prillit

■ Këshilli i BE për Çështjet e Përgjithshme: Po punojmë për konferencën e parë ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin 

■ Atentat në Elbasan. Vritet 41-vjeçari me dy emra, ekzekutorët i plagosin edhe gruan. Viktimës iu vra vëllai disa vite më parë, ishte kushëri me Arjan Spahiun

■ Tre kandidatët e Vetëvendosjes ankimojnë rezultatin e zgjedhjeve, kërkojnë të shpallen të pavlefshme në qarqet Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër; argumentat

■ "Betejë, deri në përmbysjen e regjimit", Basha nis turin nga Durrësi dhe i përgjigjet Ramës: Opsioni i bashkëpunimit do të jetë zero

■ "Kallëzimet tona flenë në sirtarët e SPAK", PD nxjerr shifrat: Si u përdorën fondet e rindërtimit për blerjen e votës

■ Shkarkimi i Presidentit/ Komisioni Hetimor cakton datën e seancës dëgjimore me Metën, kur do të dalë raporti përfundimtar. Kryetari Alket Hyseni u shpreh se duhet të caktohen dy ekspertë për shqyrtimin e çështjes.

■ Rama: Evropa nuk ka qenë e mirë në mbajtjen e premtimeve, Ballkani ofron tërheqje për aktorët e tretë. Ai shtoi se Evropa për Shqipërinë është një fe dhe amanet.

■ "Disa vende të BE-së mendojnë se Shqipëria nuk është gati hapjen për negociatave  dhe e shohin veton bullgare kundër MV  si të dobishme  për procesin", Austria kundra ndarjes së vendit tonë nga MV.

■ Raporti i GI: Paratë e drogës në Shqipëri pastrohen në ndërtim. Reagon Meta: SPAK nuk duhet të mbyllë sytë. Ai thekson se Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave.

Të fundit