Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Zyrtare/ Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë, zv.presidentja e BE: Nuk ramë dakord për datën e mbajtjes së konferencës 

E lidhur: Dështon nisja e bisedimeve, si nisi konflikti Bullgari-Maqedoni e Veriut që pengon integrimin për Tiranën dhe Shkupin

■ Video/ U larguan prej kushteve, një tjetër “Mihal” terrorizon pushuesit në Himarë, pronarët i zënë rrugën makinës

■ Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

■ "Zyrat s'janë në nivelin e duhur", Artan Lame shpall aplikimet për drejtues të Kadastrës dhe kritikon krerët aktualë

■ Albin Kurti do takohet me Macron në Paris, temat që do të diskutohen

Universiteti i Tiranës publikon kriteret dhe kuaotat për regjistrimin e studentëve, linku ku mund të informoheni

■ Nga patronazhistët, mungesa e debatit televiziv, te përdorimi i administratës, problematikat që evidenton Këshilli i Europës për 25 prillin.

■ "Monopolizimi po rrezikon kapjen e shtetit shqiptar", raporti: Bizneset nuk kanë besim te qeveria; çfarë konstaton tjetër

■ "Elizabeta Imeraj ka bërë divorc fiktiv", ONM: Ish-bashkëshorti dhe ish-kunati të dënuar për prostitucion, pikëpyetje të shumta.

E lidhur: Kim: A do të tregohet guxim apo do devijohet? Koha për të thyer modelet e vjetra. Pas Kim dhe Soreca mbështet ONM-në: KPA të hetojë me pavarësi Elizabeta Imerajn.

Euro 2020

Anglia mposht Çekinë, Kroacia fiton ndaj Skocisë dhe siguron pjesëmarrjen në 1/8 e finales

■ Mësohen dy çiftet e para dhe përballjet që pritet të ndodhin në 1/8 së finales së Euro 2020

■ Vendimi: Më shumë se 60,000 tifozë do lejohen në Wembley për gjysmëfinale dhe finale.

Të fundit