Flash News

E-TJERA

Protestuesit mblidhen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, dhjetëra efektivë vendosen ‘kordon’ para Kryeministrisë

Protestuesit mblidhen në bulevardin ‘Dëshmorët e

Ndërsa pritet që për disa minuta të nis protesta e opozitës, qytetarët janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, ashtu siç ishin bërë të ditura më herët edhe masat e policisë, dhjetëra efektivë janë vendosur në rresht përpara godinës së Kryeministrisë.
Protesta e sotme përmban edhe një simbol të veçantë që sjell në kujtesë të shqiptarëve diktaturën e shkuar komuniste, me rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt të ’91.

Të fundit