Flash News

E-TJERA

Reshje e stuhi, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje e stuhi, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti do të marrë një kthesë, duke nisur nga dita e sotme.

Orët me diell të pjesës së parë të ditës do të zëvendësohen nga vranësirat dhe reshjet pasdite, si dhe stuhi në verilindje, juglindje dhe zonën qendrore.

Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-24°C, ndërsa vlerat maksimale bien në 28°C në veri deri në 36°C në zonën e ulët.

Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Të fundit