Flash News

E-TJERA

Shtyhet seanca gjyqësore për Dritan Dajtin

Shtyhet seanca gjyqësore për Dritan Dajtin

Është shtyrë më 30 korrik ora 9:00 seanca gjyqësore e Dritan Dajtit.

Seanca e zhvilluar sot është shoqëruar me debate sa i takon palës së akuzuar me përfaqësuesen e IEVP Peqin, akuza qe i dënuari Dajti dhe avokatët e tij kanë ngritur është se IEVP Peqin është duke fshehur shkresa dhe me vetëdije është duke krijuar arsye për të vonuar dhe zgjatur seancat gjyqësore.

Në seancën e radhës gjykata kërkoi nga përfaqësuesja e IEVP Peqin llogaritjen e kohës së dënimit të Dritan Dajtit, por kjo e fundit u shpreh se e kanë të pamundur pasi gjatë kohës së arrestimit të tij më 2009 e deri më 2024 i akuzuari ka pasur një sërë ndryshimesh ligjore, nga ai i burgimit të përjetshëm deri tek bashkimi i dënimeve me 25 vite burg.

Pala mbrojtëse i është drejtuar përfaqësueses së IEVP Peqin se me çfarë vendimi është mbajtur në burg i dënuar Dritan Dajti para vendimit të Gjykatës së Lartë.

Përfaqësuesja e IEVP Peqin është shprehur se deri më tani nuk ka pasur asnjë shkresë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve apo Ministria e Drejtësisë që kërkon lirimin nga qelia e të dënuarit Dajti.

Të fundit