Flash News

E-TJERA

U aksidentua dy ditë më parë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 19-vjeçari

U aksidentua dy ditë më parë në Malësi të Madhe,
Mjeti i 19-vjeçarit

Ka ndërruar jetë 19-vjeçari që u aksidentuar dy ditë më parë, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Viktima L. B udhëtonte me një mjet tip “Citroen”, kur doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. 19-vjeçari mori dëmtime të rënda dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës për mjekim, por nuk mundi të shpëtonte.

Njoftimi i policisë ditën e aksidentit:

Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kësaj dalje nga rruga.

Të fundit