Flash News

KRYESORE

Elisa Spiropali, politikanja "in" e së enjtes parlamentare

Elisa Spiropali ka bërë shumë ndryshime që nga paraqitja e saj e parë e deri sot që është në pozicionin si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Garderoba e Spiropalit është rafinuar dhe daljet e saj publike janë plot sharm dhe elegancë.

Me një kostum blu  e errët më vija të holla vertikale, Spiropali ishte një nga deputetet e veshura më bukur sot në seancën plenare të së enjtes.

[caption id="attachment_268778" align="alignnone" width="1280"] Elisa Spiropali, 18 prill 2019/Politiko.al[/caption]

Në një moment gjatë seancës, Spiropali po pinte ujë gjithë delikatesë, a thua ka marrë leksione mbretërore (më kujton aktoren Anne Hathaway kur me sukses arriti të mësonte më në fund sjelljet mbretërore tek "Ditari i princeshës").

[caption id="attachment_268781" align="alignnone" width="1280"] Elisa Spiropali, 18 prill 2019/Politiko.al[/caption]

[caption id="attachment_268780" align="alignnone" width="1280"] Elisa Spiropali, 18 prill 2019/Politiko.al[/caption]

Imazhi i Elisës është përmirësuar goxha e meqenëse është politikane me siguri nuk ia lejon vetës të jetë fytyra e ndonjë reklame, përndryshe ndonjë kompani uji do e kishte zgjedhur pa hezitim për një reklamë të suksesshme.

[caption id="attachment_268779" align="alignnone" width="1280"] Elisa Spiropali, 18 prill 2019/Politiko.al[/caption]

Politiko.al

 

Të fundit